Paul Thomas Anderson është rikthyer, Lady Gaga është në ‘House of Gucci’ dhe Kristen Stewart është Princesha Diana në filmin ‘Spencer’.
7 filmat që sugjerohen për t’u parë gjatë muajit nëntor janë:
1-“House of Gucci”-dramë dhe krim, filmi është përshtatur nga një libër i “Sara Gay Forden”. Historia fillon me Maurizio Gucci, që me anë të ndihmës nga gruaja e tij ambicioze, që luhet nga Lady Gaga i kundërvihet xhaxhait të tij i cili kontrollon biznesin familjar.
2-“Encanto”, filmi i viteve ‘60 nga Disney është përralla e një familje kolumbiane ku të gjithë kanë fuqi mbinjerëzore, përveç një adoleshenteje, Mirabel.
3- “C’mon C’mon”, në rolin e tij të parë që kur fitoi një Oscar për filmin ‘Joker’, tashmë aktori luan personazhin e Johnnyn, një gazetar radiofonik i sapomartuar, i cili po udhëton nëpër SHBA, duke intervistuar nxënës shkollash për frikën dhe shpresat e tyre për të ardhmen.
4- “Spencer”, ka shumë filma për historinë tragjike të jetës së princeshë Dianës në ekran, por filmi ku luan Kristen Stewart është unik.
5- A “Cop movie” është një film policesk që tregon se si është të jesh oficer policie në qytetin e Meksikës.
6-“Eternals”, është një film me superheronj, ku luan edhe Angelina Jolie me Salma Hayek, të cilat u dërguan në Tokë disa mijëra vite më parë nga disa perëndi të hapësirës të quajtur “Qiellorët”.
7-Drive My Car, një nga filmat më të gjatë të vitit, por një nga më të vlerësuarit. Filmi sillët rreth një aktori të kthyer në regjisor, Yusuke Kafuku,(Hidetoshi Nishijima), i cili është martuar me një skenarste, pavarësisht pabesive të shumta.



















