Serge Svetnoy, drejtori i ndriçimi për filmin Rust, ka ngritur një padi për vdekjen tragjike të Halina Hutchins, e cila u qëllua nga Alec Baldwin gjatë xhirimeve në New Mecixo, me pretendimin se ka pësuar dëmtim serioz emocional.
Padia e paraqitur në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit emërton gati 24 të pandehur në lidhje me filmin, duke përfshirë aktorin Baldwin, David Halls, ndihmës regjisori që i dha aktorit armën dhe Hannah Gutierrez Reed, e cila ishte përgjegjëse për armët në set.
Sipas The Guardian, Svetnoy ka deklaruar gjithashtu se disa ditë para se të ndodhte ngjarja rëndë ai kishte parë armë të lëna në tokë dhe i kishte paralajmëruar përgjegjësit.
Në padi, thuhet se në skenën që do të xhirohej nuk kërkohej që aktori të qëllonte por thjesht të drejtonte armën.
“Besojmë se skena është manipuluar edhe para se të mbërrinte policia. Ne po kërkojmë një hetim të plotë të të gjitha fakteve”, tha në një deklaratë Jason Bowles, avokati i Gutierrez-Reed.



















