Prej disa sezonesh palltot camel duket se u kthyen në esencialen e garderobave të grave dhe vajzave.
Duket se këtë sezon rregullat e lojës kanë ndryshuar pasi printet animal janë protagonistët e pasarelave të vjeshtë dimër 2021 -2022. Stilistët nuk i rezistuan dot sharmit të pamjeve ekzotike duke i sjellë në formën ‘vintage chic’.
Nuk është një ftesë për të braktisur palltot klasike camel që mbeten një gur themeli i garderobës dimërore të grave, por dëshira për të guxuar me diçka të re ose më ekscentrike nuk është asnjëherë një ide e keqe.



















