KreuFashion

Ja vendet që lejojnë dënimin me vdekje në botë!

Ja vendet që lejojnë dënimin me vdekje në botë!

Dënimi me vdekje, si praktikë për ekzekutimin e kriminelëve të një shkalle rrezikshmërie shumë të lartë, e lejojnë 14 shtete në të gjithë botën. Asnjë prej këtyre shteteve që e lejojnë dënimin me vdekje nuk bën pjesë në Europë.

Vendet, të cilat kanë legalizuar dhe ruajtur të drejtën për të ekzekutuar kriminelët për krimet e tyre janë: Bangladeshi, Kina, Egjipti, Etiopia, Indi, Indonezia, Irani, Japonia, Nigeria, Arabia Saudite, Korea e jugut, Sri Lanka, Tajvani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas të dhënave të viti 2020 Organizata Amnesty International ka evidentuar 483 dënime me vdekje në gjithë botën.  Kina, Irani, Egjipti, Iraku dhe Arabia Saudite janë vendet që kanë ekzekutuar më së shumti të dënuar.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 27 nga 50 shtete e përdorin këtë praktikë, ku që nga viti 1970 janë ekzekutuar mbi 8 500 njerëz të dënuar për krime të rënda. Departamenti i Drejtësisë i presidentit Donald Trump rifilloi ekzekutimet federale në vitin e fundit të mandatit të tij, pas një pauze 17-vjeçare që nuk ishte dënuar askush me vdekje.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF