KreuFashion

Aktori i njohur amerikan do të jetë pjesë e “Fast & Furious 10”!

Ylli i filmit ‘’Aquaman’’, Jason Momoae, do të jetë pjesë e “Fast & Furious 10”. Lajmin e ka konfirmuar vetë aktori teksa u pyet në premierën e filmit ‘’The Batman’’ nëse do ta shihnin në ndonjë film në të ardhmen.

Aktori ka dhënë vetëm pak detaje rreth rolit që ai do të luaj në film. ‘’Do të luaj rolin e një personazhi të keq’’, u shpreh ai për Entertainment Tonight.

Pas konfirmimit të tij, në llogarinë zyrtare në Instagram të filmit ‘’Fast Saga’’ është postuar një foto e aktorit. “Familja e Fast dhe Furios po bëhet akoma më e madhe. Mirëserdhe, Jason Mamoa’’, shkruhej përkrah fotografisë.

Jason Momoa do të luajë krah Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Ludacris, Tyrese Gibson, Sung Kang dhe Charlize Theron.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF