Moderatorja e njohur Dojna Mema më 8 Mars dha lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël.
Së fundmi ajo ka qenë e ftuar tek “Ëndërrtjerrësit” dhe zbuloi se ka qenë shtatzënë gjatë gjithë kohës kur prezantonte “Big Brother Fan Club”.
“Gjatë gjithë kohës së Fan Clubit kam qenë shtatzënë. Kam pasur siklete, por pjesë e punës sonë është që për sa kohë pranoj të bëj një program, nuk ia vlen të diskutosh ato siklete”, tha ajo.
Më tej moderatorja tregoi një rast kur ishte në një event së bashku me partnerin e saj, dhe mbante në dorë një gotë shampanjë për të fshehur barkun.
“Në një event isha me Vlashentin dhe mbaja në dorë një gotë shampanjë si kamuflim. Më tha, ju të dy jeni fejuar, mos ndoshta je shtatzënë”, tha moderatroja.