KreuHoroskop

Vrasja tragjike e 30-vjeçares nga vjehrri, flet partneri viktimës: 3 vite më parë babai tentoi të abuzonte seksualisht me të!

Pak ditë më parë në një ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin e Rockovecit ku vjehrri vrau nusen e djalit dhe më pas vari edhe veten.

Së fundmi Fatjon Hoxha, bashkëjetuesi i viktimës 30-vjeçare Merushe Hazizi, ka zbuluar detaje të reja tronditëse nga ngjarja e rëndë në emisionin “Me zemër të hapur”.

Fatjoni deklaroi se para 3 vjetësh babai i tij, kur sapo e kishte sjellë Merushen në shtëpi, i ishte futur asaj natën në dhomë dhe kishte tentuar që të kryente marrëdhënie seksuale.

“Kur ka pasur lidhje me mua, atëherë e ka njohur Merushen, jo më parë. Disa llafe më ka thënë. Ca do themi ne, nuk na beson njeri… Po bën tre vite që e solla në shtëpi Merushen, aty e lash të flinte te një dhomë dhe unë fleta te dhoma ime, dhe ai ishte hedhur nga dritarja, dhe mendova se ishe ti tha Merushja, nuk e shihja fare, se ai kishte fikur sahatin, e kishte ngacmuar, ndeza blicin e telefonit tha Merushja dhe kur e pa që ishte ai, i tha dil jashtë, ai doli dhe i tha po i the gjë Fatjonit do të vë teken në gojë do të vras, këtë gjë ia kishte thënë mamasë sime ai, kishte shkuar në dhomë….

 

Vajta nga mami dhe më tha në mëngjes, Merushja u ngrit duke qarë, ‘më hyri në dhomë qeni’, kishte lënë dritaren hapur dhe i kishte hyrë në dhomë”, deklaroi Fatjoni, teksa ka sqaruar se babai i tij asokohe u justifikua me faktin që i kishte hyrë në dhomë vetëm që ta dëbonte nga shtëpia.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF