Dy vëllezërit Donaldi dhe Romeo këtë të premte nisën programin e tyre “Më lër të flas” në Top Channel.
Donaldi në një nga skeçet e realizuara, teksa i tregonte Mozzik-ut shtëpinë e “Big Brother VIP” i tregon edhe vendin ku u rrëzua Fifi. “Këtu u rrëzua Fifi”, tha ai ndërkohë që në dysheme vendosën një tufë me gjethe.
Mirëpo, kjo nuk është pritur mirë nga Fifi, e cila ka reaguar ashpër me anë të një video që tashmë është fshirë nga rrjeti i saj social, “Sapo më erdhi një lajm dhe unë mundem të shoh diçka që kam refuzuar ta shoh prej momentit që kam dalë nga “Big Brother” për arsye që gjithë e dinë pse kam dalë. Kam refuzuar ta shoh si skenë. Dhe unë nëse e shoh sot atë lule në tokë që demek këtu vdiq Fifi, atëherë unë po u them përgatituni me gjyqin” u shpreh këngëtarja.
Kujtojmë që Donaldi dhe Fifi kishin një raport shumë të mirë miqësie me njëri-tjetrin, madje kjo e fundit bëri një tatuazh dedikuar atij.







Si duken të famshmet pa grim!





Horoskopi ditor, e diel 24 prill 2022


Viti i tigrit , ja çfarë simbolizon!





