Palma e jashtëzakonshme; Chopard realizon trofeun e Festivalit të Kanës me 100 diamantë!

Në nder të 75 vjetorit të Festivalit të Kanës që do të mbahet më 17 maj organizatorët e eventit më të madh të filmit në botë kanë zgjedhur Chopard për të realizuar trofeun e jubileut të Festivalit.

Chopard ka 25 vjet që ushqen një marrëdhënie pasionante me këtë event ndaj edhe Palma e këtij edicioni realizuar nga brandi prestigjoz i bizhuterive do të jetë e jashtëzakonshme.

Drejtoresha artistike dhe bashkë-presidentja e brandit, Caroline Scheufele, vendosën të rikrijojnë  Palmën e Artë duke mbushur dy nga gjethet e saj të vogla me diamante nga furnitorët e certifikuar nga Këshilli Përgjegjës i Bizhuterive.

Njëra do të zbukurohet me 75 diamante që simbolizojnë jubileun e Festivalit; ndërsa tjetra do të shfaqë 25 diamante për të përjetësuar çerekshekullin e partneritetit me Chopard: një festë e dyfishtë në bashkëpunim të përsosur. Këtë edicion Palma prej ari të verdhë 18 karatësh të certifikuar nga Fairmined nuk do të vendoset në jastëkun tradicional të kristalit, por në një bazë të bërë nga kuarci rozë – një gur që simbolizon historinë e dashurisë së Chopard me kinemanë.

Ju kujtojmë që në Shqipëri të gjitha bizhuteritë Chopard mund t’i gjeni ekskluzivisht vetëm në Argjendari Gjikondi.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article