Nihuni me emrin e veçantë të vajzës së sapolindur të Cristiano Ronaldos

Muajin që kaloi familjes së Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldos i’u shtua një vajzë.

Georgina, partnerja e Cristiano Ronaldos, ka vendosur që të bëjë publik emrin e veçantë që çifti i ka vënë vajzës. Një vendim i shtyrë për shkak të rrethanave, pasi çifti humbi fëmijën tjetër që pritej nga shtatzënia e Georginas.


Të dy pritnin binjakë, një djalë e një vajzë, por pikërisht më 18 prill, Ronaldo bëri të ditur se ishte ndarë nga jeta djali i tij i porsalindur. Kështu, për fat të keq kaloi disi në plan të dytë edhe lindja e vajzës së vogël, pasi festa nuk dukej e plotë dhe për këtë arsye, u shty për shumë kohë edhe publikimi i emrit të bebes së vogël që kishte lindur e shëndetshme.

Por Georgina i ka dhënë sot fund misterit me një postim në rrjetet sociale. “Bella Esmeralda 180422″, ishte shkrimi që shoqëronte fotot e vajzës së vogël e cila flinte e qetë në shtratin e saj. Një postim që është bërë menjëherë viral, pasi ka kaluar 1 milion pëlqimet brenda 30 minutave të parë.

 

Vetë Ronaldo ishte bërë protagonist i një fotoje virale me vajzën e vogël pak kohë më parë. “Përgjithmonë dashuri…”, shkroi ai në postimin ku shfaqej duke mbajtur beben e vogël, që u shopërua nga rreth 20 milion pëlqime.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article