KreuStil Jetese

Nga dasma te projektet në televizion, Ilir Shaqiri i përgjigjet ndjekësve të “Piter Pan”!

“Kur do e besh dasmën se na plase”, ishte një prej 3 pyetjeve të përzgjedhura nga publiku i “Piter Pan” për të ftuarin e natës së parë. Një nga çështjet më të diskutuara nëpër portale dhe me më interes për fituesin e BBV, ka marrë një përgjigje jo konkrete. Por në fjalë të tjera duket se u konfirmua ajo që përflitej: dasma mes balerinit të famshëm dhe ish-balerinës italiane Emanuela, do të jetë këtë verë!

“Ja po presim diellin se është kohë me shi. Edhe lagemi, laget nusja”, thotë në video Iliri.

I pyetur nga ndjekësit në Instagram nëse ka marrë ftesë për të qenë pjesë e Vëllait të Madh italian, ai thotë:

“Janë duke u pjekur disa projekte, shumë të bukura, si në Itali si në Shqipëri. Sigurisht do vleresoj atë që mua më përshtatet më shumë”.

 

Publiku ka dashur të dije me shumë në lidhje me vlerësimin e balerinit shqiptar për kolegët e tij. Ilir Shaqiri në pyetjen e tretë përgjigjet: “Artistet që i kanë dhuruar art këtij populli, duke filluar nga kinematografia, recitimi, kënga. Timo Flloko, padiskutim”, përfundoi përgjigjen duke veçuar aktorin si të preferuarin e tij.

 

 

A post shared by Në Kurthin e Piter Pan (@nekurthinepiterpantvklan)

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF