Gagdet prill 2022
Razor Cruiser
Ky skateboard është një tjetër opsion “cool” për të lëvizur në qytet: Razor ka dizajn të bukur, shpejtësi maksimale 16 kilometra në orë dhe mund ecë 40 minuta pa ndalim. Telekomanda me valë përcakton shpejtësinë me të cilën doni të ecni dhe pesha maksimale arrin në 100 kilogramë.
Trust Voxx
Dhurata perfekte për një burrë që e do teknologjinë është ky mouse i rikarikueshëm me ekran dixhital dhe dizajn vertikal ergonomik. Ndryshe nga mous-i klasik, ai është i pajisur me 9 butona: DPI rregullon shpejtësinë e kursorit dhe ato anësore përdoren për të lëvizur para dhe pas në shfletues.
Klipsch Heritage Groove
Tingulli legjendar i markës Klipsch përmes dizajnit modern dhe të rafinuar i jep jetë linjës Heritage Groove, një xhevahir i vogël dhe kompakt teknologjik, duke ofruar modalitetin e lëvizshmërisë për 8 orë bateri, pa harruar tingullin e fuqishëm e dinamik, dhe shërbimin Bluetooth që ju lejon të lidheni me pajisje të tjera.
Kasketa Perregaux
Ora Casquette e Girard-Perregaux është inovacion: modeli origjinal u lançua në vitin 1976 dhe goditi në shenjë për pamjen jokonvencionale, ndaj edhe modeli i ri ruan të njëjtën filozofi, nuk ka ekran klasik, por një shirit LED ku shfaqet koha dhe çdo shërbim tjetër, ku llogariten matjet e rrahjet së zemrës dhe lidhja me çdo telefon inteligjent.
Nokia G11
Kompania e njohur prezanton telefonin Nokia , me tre kamera kryesore që variojnë nga 8 deri në 13 MP, si dhe një sensor thellësie prej 2 MP. Ka një ekran LCD 6,5 inç HD + me një shpejtësi rifreskimi prej 90 Hz dhe procesori Unisoc T606 dhe sistemin operativ Android 11.
BaBylissMEN
Kjo makinë rroje nga BaByliss është mjeti ideal i kujdesit personal për të mbajtur nën kontroll qimet e fytyrës tuaj. Ju mund të zgjidhni stilin tuaj falë 24 opsioneve që lidhen me modelet dhe gjatësinë e qimeve të mjekrës, ndërkohë tehet prej çeliku inoks tejet të mprehta realizojnë prerje me precizion të lartë.
Botuar ne BORDO , Prill 2022

Mos shko… në …Palestinë!

Çfarë duhet të dini për festën e Bajramit!

Çfarë ka rezervuar për ju horoskopi i muajit maj

Horoskopi ditor, e diel 1 maj 2022








Si duken të famshmet pa grim!





Horoskopi ditor, e diel 24 prill 2022


Viti i tigrit , ja çfarë simbolizon!
