KreuStil Jetese

Ende pa ardhur në jetë, Kristina Baki zbulon emrin e veçantë të vogëlushes!

Modelja e njohur Kristina Baki shumë shpejt do të mirëpresë në jetë vogëlushen e saj.

Kristina festoi me njerëzit e saj të zemrës festën e ‘baby shower’ pak ditë më parë, dhe së fundmi me anë të një video në YouTube ka ndarë momentet më të bukura me ndjekësit e saj.

Ajo ka zbuluar edhe se si ata kanë vendosur ta quajnë vogëlushen e tyre, “Çdo emër që më pëlqente mua, nuk i pëlqente partnerit ose anasjelltas, gjithashtu dhe ndonjë familjari. Ishte shumë e vështirë, por gjyshi nga ana e babit na sugjeroi një emër që ne të gjithëve na pëlqeu dhe emri që ne kemi vendosur është Siera”.

Siera, është emër me origjinë spanjolle dhe vjen nga fjala Sierra që do të thotë mal. “Në spanjisht do të thotë mal, në shqip ‘si era’. Ishte një emër i përshtatshëm për prindër që janë të frymëzuar nga natyra, që ne jemi”, ka sqaruar Kristina.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF