KreuStil Jetese

Receta ideale për ”Sallatën e Pranverës”!

Receta ideale për ”Sallatën e Pranverës”!

Sallatat e Pranverës

Në stinën e Pranverës pjatat që duam më shumë janë ato të sallatave, kryesisht me bazë barishtet, por edhe të kombinuara me djathëra dhe erëza aromatike, pasi në këtë mënyrë ato kanë një shije unike dhe mbi të gjitha janë shumë të shëndetshme. Bordo ka sjellë këtë numër disa pjata që mund të përgatiten lehtësisht në shtëpi, me shumë pak përbërës, të cilat mund t’i konsumoni në familje, apo t’i merrni me vete ditën tjetër në punë.

Sallatë aromatike

Përbërësit: 150 gr sallatë çikore, 100 gr sallatë brukseli, 100 gr proshutë e tymosur, 100 gr proshutë e pjekur pa dhjamë, 50 gr gjizë, 8 vezë thëllëze, 1 degë borzilok të tharë, 1 degë trumzë, 1 degëz majdanoz, 1 lugë gjelle mustardë, 1 lugë gjelle uthull molle, 5 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër, kripë dhe piper.

Përgatitja: Fillimisht zjeni vezët e thëllëzës për 3 minuta, hiqni lëvozhgën dhe lërini në një enë me ujë të ftohtë për 5 minuta. Më pas i prisni përgjysmë. Pastroni dhe lani sallatat dhe barishtet, kullojini mirë dhe thajini. Gjethet e borzilokut, trumzës dhe majdanozit copëtojini dhe bashkojini me sallatat në një tas sallate.

Prisni proshutën në rripa dhe më pas në kubikë dhe ia shtoni sallatës. Shtoni gjizën sipër.

Përgatitni salcën; Në një tas të vogël bashkojmë pak kripë dhe piper, uthull dhe mustardë, i përziejmë me një rrahëse dhe gradualisht hedhim vaj ulliri ekstra të virgjër, duke i përzier. Salcën ja shtojmë sipër sallatës dhe është gati për t’u shërbyer.

Botuar ne BORDO maj 2022

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF