KreuCelebrity

Robert Berisha në lidhje të re, kriset raporti me Norën!

Vetëm pak ditë pasi Robert Berisha konfirmoi se është në një lidhje, është vënë re një lëvizje nga ana e tij dhe e Nora Istrefit në rrjete sociale. Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetin social “Instagram”, thotë Express. Nuk mund të thuhet me siguri se fshirja nga Instagrami lidhet me zyrtarizimin e lidhjes.

Megjithatë, vazhdon Express, ndoshta nuk është edhe thjesht koincidencë që kjo vjen pak ditë pasi Roberti pranoi publikisht se është i dashuruar.

Pas ndarjes, Roberti dhe Nora kishin treguar se mbanin një raport të mirë për hir të vajzës së tyre dhe madje e kanë përkrahur njëri-tjetrin me projektet e reja muzikore.

Roberti pranoi se vajza që i ka rrëmbyer zemrën quhet Laureta, e sipas disa burimeve, dyshja janë parë së bashku në Prishtinë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF