KreuCelebrity

Pas kritikave të shumta, Klaudia Pepa flet për koreografinë e Eurovisionit

Koreografia e Ronela Hajatit në Eurovision është komentuar gjatë në rrjet, madje edhe Klaudia Pepa, si pjesë e saj, nuk është anashkaluar.

E ftuar së fundmi në “E diell” në Top Channel, balerina e njohur tha se të kërcente në Itali duke përfaqësuar Shqipërinë ishte diçka e veçantë.

“Jam shumë entuziaste për këtë eksperiencë. Jam dyfish e emocionuar, sepse kërceja në Itali, performoja në Itali, por përfaqësoja Shqipërinë, kështu që ishte diçka shumë speciale”, tha Klaudia duke shtuar se e gjithë skuadra ka pasur një energji shumë të mirë.

Teksa u pyet se pse u zgjedh ajo koreografi, Klaudia tha, “Zgjedhja nis nga kërkesat e Ronelës si këngëtare dhe unë, si koreografe, kam mësuar kërkesat e saj. Kjo është detyra jonë. Koreografia është energjike, është sensuale dhe është një bombë. Për mua është kështu”.

Nga ana tjetër, Klaudia është ndier pak e fyer, e tradhtuar nga Italia, e cila nuk i dha Shqipërisë asnjë pikë, “Pak po, është e vërtetë. Zero pikë është pak fyese për çdokënd, por që nuk është në dorën tonë si individë, nuk na takon ne”.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF