Alketa & Arilena hedhin pas të shkuarën! Video “sa 1000 fjalë” tregon raportin mes tyre!

Të gjithë e kemi parë mbështetjen e moderatores Alketa Vejsiu për këngëtaren Arilena Ara, që me pjesëmarrjen e saj në X-Factor Albania dhe më tej në rrugëtimin në muzikë madje duke u konsideruar edhe si mentorja e Arilenës.

Sot moderatorja tregoi sërish një vlerë të saj duke dhenë një shembull që njerëzit e mëdhenj jo vetëm që falin por edhe kërkojnë ndjesë. Në një postim në instagram dedikuar Arilenës ajo publikoi një video nga një moment shumë i bukur mes tyre duke shkruar: “ Ky përqafimi vlen sa 1000 fjalë. Më fal @arilenaaraa! Të dua❤️ Duke pritur për gjëra të bukura së bashku!”.

Në këtë mënyrë moderatorja më e pëlqyer nga publiku tregoi se nuk ka asnjë mëri mes saj dhe këngëtares madje ndoshta shumë shpejt do t’i shohim në ndonjë projekt të përbashkët.
Marrëdhënia e Alketës dhe Arilenës ishte ndërprerë, që me Festivain në RTSH, ku Alketa në atë kohë nuk ishte pro fitores së këngëtares! Por, e gjitha është hedhur tej dhe jo vetëm paqe e dashuri ka në sfond…


Kujtojmë që Alketa Vejsiu ka dhënë lajmin se do të rikthehet sërish emisioni i talenteve të reja në muzikë, “X Factor”. Aty ku edhe nisi rrugëtimi i Arilenës në tregun muzikor dhe ndoshta një rikthim sëbashku në atë skenë do të ishte shumë i bukur për publikun.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article