“Do e marr me sportivitet sëmundjen”; cfarë thoshte producentja shqiptare që u shua nga kanceri!

 

Vjosa Berisha u nda sot nga jeta në spitalin University College Hospital në Londër, pasi luftoi për gati një vit me kancerin në vezore. Producentja e njohur u diagnostikua me sëmundjen e rëndë në mars 2021 dhe iu nënshtrua një operacioni për heqjen e masës tumorale.

Gjatë një interviste në tetor të vitit të kaluar rrëfeu momentin kur zbuloi lajmin e trishtë, teksa u shpreh se ishte shokuese për të dhe familjarët e saj. Megjithatë, pas ndërhyrjes vazhdoi të ushtrohej në palestër duke u kthyer në frymëzimpër ata që vuajnë nga kjo sëmundje.

“Në mars të këtij viti zbulova se isha me kancer në vezore. Ishte moment i vështirë, si për mua, ashtu edhe për Fatosin, Lekën dhe prindërit e mi. Nuk i kemi treguar në fillim. Pas konsultave, më thanë që duhej të operohesha. Jam njeri praktik në jetë dhe tek sëmundjet, duhet të shohësh të gjesh zgjidhjen. Kur më tha mjeku që duhet të operohem thashë: Ok, të shohim ku mund të gjendet zgjidhja, ku të gjejmë financat, si ta bëjmë. Ishte shok për familjarët e mi, por unë i thashë që përqendrohuni në gjërat e tjera, se duhet të kryhet kjo. Më 7 prill bëra operacionin, shkoi me sukses.

S’kishte përhapje të kancerit, mbas operacionit kam filluar kimioterapi. Mendoj se është një sëmundje si të tjerat, fatmirësisht në ditët e sotme kurohen. Duhet trajtohet si çdo sëmundje tjetër, të kenë kujdes me ushqimin, ta marrin me sportivitet dhe të dëgjojnë këshillat e mjekut. Ti bën atë që mundesh të bësh, gjë tjetër s’ke çfarë bën”, tha ajo në intervistën për “Prive” në muajin tetor.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article