Çfarë simbolizon një çelës?

Zbulo çelësin!
Gjatë gjithë jetës sonë njerëzit janë duke kërkuar gjithmonë çelësat: çelësi i zemrës, çelësi i shtëpisë së parë, disa janë në kërkim të çelësit të mençurisë, suksesit ose të lumturisë.

Çelësi ka lidhje historike me kulturat perëndimore dhe lindore dhe rrënjët gjurmohen qysh në shoqëritë e lashta, egjiptiane dhe romake. Thuhej se egjiptianët kishin përdorur për herë të parë pajisje të ngjashme me çelësat rreth 4000 para erës sonë. Në shoqërinë romake, perëndeshë Diana kishte një marrëdhënie me çelësat pasi ajo konsiderohej perëndeshë e gjuetisë dhe njihej për aftësitë e saj mbrojtëse. Nga ana tjetër, Diana ishte një simbol mitik që në lidhje me çelësin identifikohej me feminitetin.

Bestytnitë kryesore të hebrenjve kanë shpesh një çelës si simbol. Mamitë hebreje i vendosnin një çelës në dorë një gruaje në lindje si simbol i hapjes së rrugës dhe lidhjen me Zotin. Çelësi i shenjtë kishte për qëllim të “zhbllokonte” foshnjën dhe të siguronte një lindje të sigurt të foshnjës.

Në Evropën Lindore ekzistonte një bestytni se një çelës i sillte ëndrra të mira pronarit. Çelësi kishte fuqinë për të parandaluar të gjitha ëndrrat e këqija. Për ta bërë këtë, një çelës varej me kokë poshtë në mur mbi krevat. Në Turqi ekzistonte një traditë që e varrosnin të vdekurit me një çelës hekuri, i cili mund të hapte derën e nëntokës.

Çelësi nënkupton hapjen e dyerve, duke na lejuar të hyjmë në shtëpitë tona, ndaj mbajtja e një simboli në hyrje të derës konsiderohet si mbarësi, nënkupton siguri, mbrojtje dhe rehati. Nga ana tjetër një çelës mund të tregojë fillime dhe shanse të reja që hapen para nesh. Ky objekt është gjithashtu një simbol i lirisë dhe çlirimit. Çelësat janë përdorur si simbol i autoritetit dhe fuqisë për shekuj në shumë shoqëri.

Pothuajse në të gjitha kulturat ky simbol bart një fuqi të madhe përtej qëllimit në kuptimin e mirëfilltë. Posedimi i një çelësi i jep një personi akses në ato fusha të jetës që dëshiron. Në nocionin modern romantik, një gjerdan kyç simbolizon “çelësin e zemrës”. Një çelës i varur rreth qafës së një vajze të re supozohej të simbolizonte statusin e saj si një virgjëreshë, e cila në mesjetën evropiane dhe modernen e hershme përfaqësonte pastërtinë dhe virtytin. Burri duhej të fitonte çelësin e zemrës, i cili ruhej afër gjoksit të saj.

Çfarë simbolizon një çelës argjendi? Argjendi është një metal i çmuar dhe konsiderohet si pasqyrë e shpirtit, duke e lejuar njeriun të shohë veten në botën tjetër, ndaj një çelës i punuar me këtë material nënkupton fuqi psikike.

Por edhe shfaqja në ëndrra i këtij objekti ka disa domethënie: të shohësh çelësa në ëndërr jeni duke marrë një mesazh, një lajm, ose një pikë kyçe në jetën tuaj. Nëse dikush ju dhuron një çelës, sinjalizon mirëqenie dhe sukses, ndërsa nëse ju jepen disa çelësa në ëndërr, simbolizon fuqi dhe përgjegjësi. Një çelës në kulturën islame lidhet me autoritetin, financat dhe diturinë, ndaj nëse ju shfaqet në ëndërr, kjo simbolizon se do të fitoni pasuri.

©Botuar në Revista BORDO, Gusht 2022!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article