KreuCelebrity

Victoria Beckham në telashe, kompania e saj rezulton me borxhe të mëdha!

Victoria Beckham rreth 14 vite më parë lancoi markën e saj të modës, por siç duket kjo kompani, nuk po arrin rezultatet e dëshiruara.

Sipas “The Mirror” kompania rezulton me borxhe në një vlerë prej 64 milionë dollarësh, nga të cilat 34 milionë dollarë u detyrohen kompanive të tjera që lidhen me ndërmarrje të ndryshme tregtare të familjes Beckham.

Kjo nuk është hera e parë që 48-vjeçarja përballet me një humbje të tillë. Në vitin 2020 marka e veshjeve dhe ajo e kozmetikës pati një humbje me vlerë prej 15.6 milionë dollarësh.

Kujtojmë që familja Beckham ka shijuar disa ditë të bukura pushimesh në Florida, ku dhe aty patën probleme pasi vajza e tyre u pa e vetme në një jet ski.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF