Kukullat barbie me aftësi ndryshe: Që të gjithë fëmijët të jenë të përfaqësuar!

Mattel ka nxjerrë një gamë të re kukullash Barbie, të cilat janë të ndryshme nga çfarë keni parë deri më sot.

Për herë të parë, Barbie shihet me një aparat dëgjimi, Barbi me një gjymtyrë protetike dhe një me karrige me rrota, ndërsa një kukull Ken ka sëmundjen e lëkurës vitiligo.

“Është kaq e rëndësishme që të gjithë fëmijët të mund ta shohin veten të përfaqësuar në lodrat me të cilat luajnë”, u shpreh ai.

Rose Ayling-Ellis, e cila ishte konkurrentja e parë e shurdhër në një shfaqje televizive në Mbretërinë e Bashkuar “Strictly Come Dancing”, tha se ishte “me të vërtetë e emocionuar” për të parë kukullat e reja sepse kur ishte më e re ajo do të vizatonte aparate dëgjimi në kukullat e saj Barbie për t’i bërë ato të dukeshin si ajo.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article