Reperja, Nicki Minaj sulmoi publikisht Kevin Federline pasi ai komentoi aftësitë prindërore të ish-bashkëshortes së tij Britney Spears.
A e kupton se çfarë lloj kllouni duhet të jesh për të qenë një burrë, i cili sapo sheh dikë të lumtur, që martohet, që do të ecë përpara dhe të jetë e lirë dhe të ndihet mirë, ti përpiqesh ta shkatërrosh?” tha reperja gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të Amp të martën.
“Vetëm frikacakët përdorin median kundër një personi të famshëm, të cilin dikur e kanë dashur, janë kujdesur për të”, vijoi ajo.
Minaj, deklaroi se shpreson që “karma” të vijë te Federline, përpara se të lavdëronte Spears, me të cilën bëri turne në vitin 2011 dhe bashkëpunoi në një remix “Till the World Ends”. “Ajo i do fëmijët e saj më shumë se vetë jetën”, tha Nicki për Britney e cila ndan djemtë Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 vjeç, me Federline.
Artistja madje shkoi aq larg sa të nënkuptonte se K-Fed i kishte mbushur me mllef fëmijët e tij duke bërë një intervistë të qartë për nënën e tyre dhe duke postuar video të Spears duke i qortuar, “Si guxon? Si guxon që i detyron fëmijët e kësaj gruaje që të jenë pjesë e marrëzive tuaja”, tha ajo. “Kur ata të rriten, do të thonë, ‘Pse, pse e bëmë këtë?’ Ata janë fëmijë. Ata nuk e dinë se sa e dëmshme është kjo. Por ju e dini, idiot”.
Minaj i dha fund deklaratës së saj duke paralajmëruar Federline që “të linte të qetë Spears”.

















Ndahet nga jeta aktori Pandi Siku!

Është fejuar? Flet Adele!

Horoskopi ditor, e martë 16 gusht 2022
