22 vjecarja vdiq në duart e policisë pse kishte vënë shaminë e kokës keq, plasin protestat në Iran!

 

Pesë persona humbën jetën në rajonin kurd të Iranit kur forcat e sigurisë hapën zjarr gjatë protestave për vdekjen e një 22-vjecare në kohën kur ndodhej në paraburgim e u rrah egërsisht nga e ashtëquajtura “policia e moralit, për shkak se sipas efektivëve, nuk e kishin vendosur hixhabin sic duhet.

Mahsa Amini, një 22-vjeçare nga provinca e Kurdistanit të Iranit, ra në koma dhe vdiq pas arrestimit të saj në Teheran javën e kaluar nga policia, duke ndezur demonstrata e protesta në shumë zona, përfshirë kryeqytetin.

22 vjeçarja nga qyteti i vogël Saghes në provincën perëndimore Kurdistan në fillim të javësh kishte udhëtuar me vëllanë në Teherain për të parë kryeqytetin. Për shkak të mbajtjes së papërshtatshme të hixhabit të detyruar Mahsa u arrestua të martën e kaluar rreth orës 18:00 nga policia e mbikqyrjes së sjelljes në Iran dhe dy orë më vonë u dërgua e pajetë në spital.

Një foto e tregon Mahsën në shtrat me sy të enjtur dhe veshë të gjakosur. Kjo foto u përhap me shpejtësi në internet dhe duket se preku një nerv në shoqërinë iraniane – vuajtjen e grave, vajzave nënave nën poshtërimet e keqtrajtimet e përditshme për shkak të detyrimit të mbajtjes së hixhabit. Që nga Revolucioni Islamik, 1979, gratë në Iran janë të detyruara të respektojnë rregulla strikte të veshjes, që përcaktojnë si duhen mbuluar flokët dhe pjesa tjetër e trupit. Miliona gra e kundërshtojnë këtë, shpesh në heshtje dhe pa rënë në dy, por vitet e fundit gjithnjë e më shpesh edhe publikisht. Shumë femra e mbajnë lirshmë shaminë e kokës dhe e lënë t’iu bejrë mbi supe duke rrezikuar edhe arrestimin. Një sërë videosh qarkullojnë në internet, që tregojnë si gratë në arrestime janë keqtrajtuar dhe rrahur nga policia. Shpesh me goditje të rënda në kokë, kur gratë merren me forcë në makinë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article