A flet me Einxhel? Sarah tregon të vërtetën: S’bëhemi siç ishim..

Sarah Berisha dhe Einxhel Shkira kanë qenë në qendër të mediave sociale pas mungesës së blogeres në festën që ajo dhe Dagz zhvilluan për zbulimin e gjinisë së bebit.

Së fundmi Sara ka folur në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar se shoqëria e saj me Einxhel është krisur. Blogerja tha që e bezdis fakti që bëhen krahasime me çiftet e BBV dhe tha se PM dhe Dagz kanë shoqërinë e tyre, ndërsa ajo me Einxhel ruan marrëdhënie normale dhe jo të ngushtë siç ishin brenda shtëpisë.

“Më pengon pak që bëhet ky krahasimi mes çifteve. Siç është PM dhe Dagz, ata kanë dhe shokë të tjerë që janë me të dashurat e tyre. Ata janë kolegë dhe shumë shumë shokë të mirë. Mes nesh nuk ka krisje. Prandaj më bezdis ky fakti, që çfarë duhet të bëjë një çift duhet ta bëjë një tjetër. Ose pjesa e shtatzënisë.

Jam e sigurt dhe Einxhel bezdiset nga këto gjëra. Me Einxhel nuk jam zënë, dhe nuk do zihem, kështu që njerëz flini të qetë. Është marrëdhënie shumë normale. Nuk bëhem siç ishim brenda shtëpisë, por… kur u prishën shoqëri më të mëdha në Big Brother”, tha Sarah.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article