“Unë thashë PO”, Emeli Sande dhe e dashura e saj drejt altarit!

Këngëtarja 35-vjeçare e “Next To Me” Emeli Sande ka zbuluar se është fejuar me partneren Yoana Karemova pasi dolën në publik me romancën e tyre në fillim të këtij viti.

Së fundmi 35-vjeçarja ndau lajmin me fansat të mërkurën duke postuar një foto në Instagram, ku shfaqet me një unazë diamanti dhe rubini, “Thashë Po!”, shkroi ajo.

Të shumta ishin urimet nga fansat dhe miqtë e famshëm, të cilët ju kanë uruar të dyjave një jetë të lumtur, “Urime vajza të mrekullueshme”.

Kujtojmë që Emeli në fillim të këtij viti për “Metro” tha, “Ne u njohëm përmes muzikës dhe padyshim ndihem më e lumtur se kurrë. Ndihem shumë mirë. Për mua, është dashuria e vërtetë. Nëse nuk ke me dikë që të mbështet prapa skenave, është shumë e vështirë kështu që tani ndihem shumë i plotësuar”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Emeli Sandé (@emelisande)

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article