Detaje/ Armina Mevlani kurorëzon sot në martesë dashurinë e saj me Shkëllzen Berishën!

Armina Mevlani dhe Shkëllzen Berisha do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre në një ceremoni që pritet të nisi në orë 17:00 të ditës së sotme.

Vetë Armina ishte ajo që e zbuloi lajmin e martesës, rreth dy javë më parë. Një dasmë që vjen pas gati 10 vitesh lidhje mes çiftit.

Ndonëse blogerja e njohur nuk ka zbuluar shumë detaje rreth kësaj ceremonie por ajo çfarë të gjithë presin është një dasmë madhështore plot klas ashtu siç i ka hije një vajze plot shije si Armina.

Vetëm pak orë e ndajnë tashmë Armina Mevlanin nga veshja e fustanit të bardhë të nusërisë, të cilin e ka zbuluar pak për ndjekësit e saj në instagram.


Diçka e vogël, por kuptimplotë. Një pjesë nga velloja e fustanit të nusërisë, në të cilin shihet i qëndisur mbishkrimi “Love is the answer (Dashuria është përgjigjja)”.

Prezantuesja rrëfeu më herët se arsyeja përse kishin vendosur ta bënin dasmën në shtator, në një kohë kur përgjithësisht preferohet stina e verës për këtë gjë, ishte se që të dy me Shkëlzenin e duan shumë vjeshtën. Por ndërkohë, për këtë datë të dasmës paska bërë “tifo” edhe vjehrri i saj, Sali Berisha. Dasma, sipas Arminës, do të ketë gati 300 të ftuar, ndërsa menuja e ushqimit do të jetë e thjeshtë.

Na mbetet të presim deri në mbrëmje për të zbuluar më shumë detaje nga dasma, deri atëherë një gjë është e sigurt, Armina do të duket një nuse shumë e bukur.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article