KreuBusull

Nga kopertina e BORDO te veshjet e Lori Hoxhës!

Trashëgimtarja e Top Channel Lori Hoxha është padyshim një nga vajzat e showbizit shqiptar e cila veç të tjerash spikat gjithmonë për look-un e saj të kuruar.

Mund të themi me bindje se Lori ka një ndikim të jashtëzakonshëm me mënyrën se si ajo zgjedh të vishet.

Së fundmi Lori ka qenë e pranishme në dasmën e Arbër Hajdarit, dhe duhet thënë se të gjithë ishim kureshtarë të shihnim zgjedhjen e saj për këtë rast.

Lori kishte veshur një fustan ngjyrë mustardë, të cilin kishte zgjedhur ta kombinonte me bizhutë fantastike të “Kastrati Jewellery”. Ajo që tërhoqi vëmendjen janë vathët, të cilët më herët i kemi parë në kopertinën e revistës BORDO.

Ka qenë modelja e njohur Emina Çunmulaj e cila një muaj më parë për kopertinën e “Bordo” veshjen e saj elegante kishte zgjedhur ta plotësonte me këta vath kaq të veçantë dhe të bukur të “Kastrati Jewellery”.


Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF