KreuBusull

“U zumë për kupën sikur po paguanim kafe”, Orgesa Zaimi rrëfen prapaskenat me Luiza Gegën!

Këngëtarja Orgesa Zaimi, e cila është një nga konkurrentet në “Dance Albania”, ka qenë e ftuar këtë të enjte te “Rudina”.

Ajo fitoi trofeun në spektaklin e së hënës dhe ishte Luiza Gega ajo që i dorëzoi kupën. Orgesa gjatë intervistës ka komentuar momentin kur mori kupën si dhe prapaskenat që nuk mundëm t’i shihnim në program.

Teksa Rudina e pyeti për kupën që e pati si dhuratë në njëfarë mënyre dhe që Luiza Gega e deklaroi si plotësisht të merituar nga ana e këngëtares.

Ne patëm edhe diçka, se unë i thashë nuk e pranoj kupën, nuk dua dhe u zumë kështu që jo merre ti, sikur po paguanim kafe. Nuk e dua, e meriton ti se unë u mërzita shumë që Luiza u largua, ne nuk e prisnim sepse ishte surprizë për të gjithë ne, edhe për ne konkurrentët, nuk na kishte thënë absolutisht. Unë u lidha shumë me Luizën, është një vajzë e shkëlqyer, jam shumë me fat që e kam njohur dhe shpresoj që kjo miqësi të nisë tani dhe të vazhdojë edhe në vazhdimësi”, tha këngëtarja.

Orgesa theksoi se Luiza Gega është tashmë një nga mikeshat saj dhe e quan veten me fat që e ka njohur.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF