Aktorja e njohur Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar.
Sot në familjen e tyre ka festë pasi Marku feston ditën e tij të lindjes.
Në këtë ditë të shënuar, aktorja ka zgjedhur që ta urojë njeriun e saj të zemrës edhe në rrjetin e saj social Instagram.
“Edhe 100 dashuria ime! Te dua! Rastësisht jemi veshur njësoj sot”, ka shkruar aktorja, përkrah dy fotografive ku shihen të lumtur me njëri-tjetrit.



















