KreuBusull

Pse djali i Kylie Jenner ende nuk ka një emër?!

Kylie Jenner dhe Travis Scott mirëpritën fëmijën e tyre të dytë më 2 shkurt. Edhe pse foshnja kaloi një procedurë normale regjistrimi, çifti ende nuk i ka vënë një emër edhe pse kanw kaluar tetë muajsh nga lindja e tij.

Ata si fillim i vendosen emrin “Wolf Webster”, por Jenner mw pas ndau një deklaratë duke thënë se ajo “nuk e ndiente se ishte emri i duhur për të” dhe vendosi të mos e thërriste kështu.

Sot, me afrimin e ditëlindjes së tij të parë, mbi emrin e tij ende mbretëron pasiguria. Çështja është edhe një herë temë diskutimi pasi Jenner i ka rrëfyer nënës së saj arsyen e vendimit të saj të nxituar në “Keeping up with the Kardashians”. “Ne me të vërtetë nuk kishim një emër të vendosur, menduam se do të na vinte kur ta shihnim dhe nuk ndodhi”, tha ajo.

“Më pas duhej të firmosnim certifikatën e lindjes, ose do ta regjistronin pa emër, ndaj ndjeva presionin për të zgjedhur një emër.

Si rrjedhojë, Kylie ndjen se “sistemi” e vendosi atë mes një zgjedhje të vështirë dhe të shpejtë. “Ne vendosëm Wolf Webster në atë kohë dhe menjëherë pasi nënshkrova certifikatën e lindjes mendova, çfarë bëra?”, tha ajo, qartazi e pakënaqur me zgjedhjen e saj.

Edhe pse Jenner dhe Scott e thonë me të qeshur, qëllimi i tyre është që djali të zgjedhë emrin e tij, diçka që është ende larg.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF