Habit Bebe Rexha: Me pallto dhe shapka në aeroportin e Los Angelesit!

Bebe Rexha befasoi me paraqitjen e saj në aeroportin e Los Angelesit, ku u pa e veshur me pallto të rëndë, ndërsa në këmbë mbante shapka. 33-vjeçarja kishte preferuar pantofla të markës “Louis Vuitton” , ndërsa ishte mbështjellë me një pallto të zezë të gjatë magjepsëse, shkruan DailyMail.

Me flokët e verdhë të lëshuar dhe shumë pak make up në fytyrë, Bebe dukej mahnitëse, vazhdon artikulli. E lindur në SHBA nga prindër emigrantë shqiptarë, artistja i kishte dhënë shkëlqim veshjesh me dy gjerdanë dhe syze dielli stil Cat Eye.

Ajo do të performojë në ‘Detroit Lions Thanksgiving Classic’ së bashku me David Guettat, me të cilin publikoi një duet këtë vit të titulluar “I’m Good (Blue)”.

Vetëm javën e kaluar ajo mori pjesë në NRJ Music Aëards 2022 në Kanë, ku “I’m Good (Blue)” u nominua për çmimet ‘Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit’ dhe ‘Adaptimi muzikor më i mirë’. Udhëtimi i fundit i Bebe Rexhës në Francë erdhi katër vjet pas një gafe virale në Tëitter, në të cilën ajo me sa duket nuk ishte në dijeni se Parisi ka qenë nën pushtimin nazist nga viti 1940 deri në 1944. Në përgjigje të një postimi në Tëitter ku shkruhej: “Nëse do të kishit një shans për të udhëtuar në kohë. Ku do të shkonit?”, këngëtarja bionde u përgjigj duke shkruar: “Do të shkoja në Paris të viteve 1940”. Një fans iu përgjigj: “Vajzë….. a e dini se si ishte Parisi në atë kohë?”, dhe Bebe shkroi: “Vajzë kam dështuar në histori. Sapo e kërkova në Google”, shoqëruar me një emoji që shfaqte një fytyrë të dëshpëruar.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article