KreuBusull

Ja pse duhet të zgjidhni Infinity Gym & Spa

Unë jam Xhoia, por ndryshe prezantohem me emrin Xholaa. Vij nga bota e rrjeteve sociale ku vëmendjen më të madhe e merr Tik-Tok-u. Tik-tok-u është një platformë ku unë kam zgjedhur të shfaq disa nga pasionet e mia si: gatimi, palestra, kërcimi, stilimi i veshjeve apo diskutimi i temave në lidhje me zhvillimin personal. Të zgjedhësh të jesh publike në një moshë të re me qëllimin për të influencuar pozitivisht çdo profil që bie në kontakt me ty, është një sfidë.

Sfidë sepse është një kulturë e re ku ti merr përsipër informimin e audiencës dhe përfshirjen e saj, por ku ka një gjë të re ka dhe bindje të vjetra që duhen thyer. Bindje të tipit që: Influencer nuk është një punë ose të gjitha blogeret kategorizohen në një mënyrë. Përtej kësaj jam e lumtur që disa nga brand-et në Tiranë e kuptojnë filozofinë e të qenit aktiv në social media. Një ndër to është Infinity Gym. Sapo e pashë lajmin që një palestër e re ishte hapur në Tiranë, vëmendja ime ishte tërësisht tek Infinity Gym.

Nuk e kisha vizituar ende, por më tërhoqi estetika e palestrës: e errët, por e ndriçuar, ku çdo individ ka hapësirë të jetë privat e të ushtrohet i qetë. Gjithëpërfshirëse për çdo person, që tek momenti ku ti bëhesh pjesë e kushteve që ofron ambienti si pijet dhe peshqirët pa kufi, pa pasur nevojë të kërkosh portofolin çdo moment. Për mua kjo i shton vlerë, pasi palestra është një vend terapeutik, ku ti largohesh nga ngarkesa e botës për 1 ose 2 orë. Tek Infinity Gym harron rutinën e përditshme të pagesave.

Qëndrimi im në palestër një të shtunë kthehet në ditë relaksi, sepse kam mundësi pas 40 minutave ushtrime, të shijoj seancat e SPA-së, një masazh, sauna apo banjon e kripës. Për ta bërë më të plotë eksperiencën, palestra ka menduar edhe për zonën e parukerisë me një profesionist të fushës. Pa harruar stafin dhe mikpritjen që ia shtojnë kënaqësinë gjithë qëndrimit në Infinity Gym. Unë ndiqem nga instruktore Sona, e cila nuk të lejon të bësh mungesa ose të anashkalosh ushtrime. Ja sugjeroj çdo vajze që është e re në palestër, por dhe ato që duan të avancojnë me rutinën e tyre.

Në rrjetet e mia sociale kemi krijuar një komunitet i cili është i ndërgjegjshëm për shëndetin fizik, mental dhe spiritual, prandaj shpesh me Sonën krijojmë video mbi rutinën tonë në palestër dhe përdorimin e suplementeve të duhura. Çdo njeri bën zgjedhjet e tij, por mua më pëlqen të bëj zgjedhjen më të mirë dhe zgjedhja më e mirë është Infinity Gym.

Botuar në BORDO, Nëntor 2022!

 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF