KreuBusull

“Gratë e ish-burrave të mi më kanë inat”, partnerja e re e Aleksit “thumbon” Rudinën?

 

Rudina Dembacaj dhe Arbana Osmanin ka dicka që i lidh: ai është partneri i Arbanës, Eduart Grishaj i cili shumë vite më parë, ka qenë i fejuar me Rudinën. Ndarja e tyre nuk ka qenë paqesore. Dyshja nuk ka folur më me njëri-tjetrin, dhe Rudina e pati hedhur një thumb për Arbanën përpara disa kohësh.

“Nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi, më kanë inat, e kam seriozisht,”- pati thënë ajo ndërsa publiku duartrokiste. Ndërkohë, partnerja e re e Aleksit, ish bashkëshortit të Dembacajt, duket e vlerëson Arbanën.

Ajo e përshëndeti filmin “Sofia” të realizuar nga Eduart Grishaj ku aktron edhe Arbana, dhe e vlerësoi mjaft.  “Më në fund një film me vlera”, ka shkruar Marisa në rrjetet sociale, ne nje thumb me gjase edhe per Rudinen.

Përpara disa muajsh, ajo pati bërë një koment për  “ish-partneret” negative të burrave të divorcuar.“Do nisem nga marrëdhënia ime. Nëse ish-partnerja nuk është e ngopur me jetën që ka dhe do të ketë dhe jetën tënde ky është problem shumë i madh. Do të mudnohet në çdo moment të të shkatërrojë marrëdhënien, sepse mendon se bota rrotullohet rreth saj. Partneri duhet të verë pikat mbi i. Në disa raste mund të përdorin fëmijët për të shkaktuar probleme!”

 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF