KreuBusull

Patrizia Pepe mbërrin në Tiranë!

Brandi i njohur italian Patrizia Pepe, mbërrin për herë të parë në Shqipëri. Çelja e dyqanit ekskluziv, që gjendet në Air Albania u bë përmes një eventi, ku morën pjesë shumë emra të njohur nga bota e showbiz-it, dhe klientë të cilët mezi e kanë pritur ardhjen e një Brandi kaq të njohur në Tiranë. Koleksionin e vjeshtës dhe dimrit e kanë përqafuar menjëherë edhe disa nga personazhet, që u shfaqën atë natë në eventin e Patrizia Pepe.

Për fansat e kësaj linje disa detaje sesi emri I stilistes u kthye në një markë suksesi prej mëse 3 dekadash!
Pasioni i Patrizia Bambi (Drejtores Kreative) i kombinuar me shpirtin sipërmarrës të Claudio Orrea (President), arriti kulmin në krijimin e Patrizia Pepe. Firence, 1993. Emri “Pepe” u identifikua menjëherë me një sensualitet të paturp, të përbërë nga kontraste dhe të kundërta.

Nga ky moment, gratë mund ta identifikonin veten në një markë e cila kombinon në mënyrë të përsosur praktikën e përditshme me magjepsjen për të gjitha ato momente të rëndësishme, nga mëngjesi në mbrëmje, falë shkathtësisë së dyfishtë të koleksionit dhe siluetave prerëse. Një ide e re e një gruaje, gruas sonë, vihet në jetë: sensuale, e paturp, e guximshme dhe e vetëdijshme.

E ndërgjegjshme për trupin e saj, ajo ndjek një vizion holistik të mirëqenies. Ironike dhe urbane, asaj i pëlqen të eksperimentojë. Ajo ka një shpirt të fortë, të pavarur dhe është idealiste. Në një kohë të shkurtër, Patrizia Pepe u tregua e aftë për të krijuar veshje ikonike me origjinalitet të padiskutueshëm, të njohura dhe të vlerësuara ndër vite.

 

Botuar ne BORDO, Nëntor 2022!

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF