KreuBusull

Studimi i fundit: Rrjetet Sociale mund t’ju ulin vetebesimin!

Studimi i fundit: Rrjetet Sociale mund t’ju ulin vetebesimin!

E keni menduar ndonjëherë se si do të ishte shëndeti juja mendor në një botë pa rrjete sociale? Është pothuajse e paimagjinueshme, por do të ishtë shumë e shëndetshme.

Si Ndikojnë Rrjetet Sociale Tek Shëndeti Mendor

Studimet sugjerojnë disa efektet anësore si dhe përfitime që vijnë nga përdorimi i tyre. Qëndrimi në rrjete sociale për orë të zgjatura rrit ndjeshëm probabilitetin për t’u prekur nga problemet si depresioni, vetmia, lumturia, mungesa e vetbesimit dhe ankthi , shkruan agroweb. Përdorimi i rrjeteve sociale për të mbajtur kontakte me të afërmit apo shoqërinë nga ana tjetër ka treguar një përmirësim të ndjeshëm të shëndetit mendor deri në një pikë. Në të njëjtat raste kur qëndrimi në rrjete sociale zgjat për shumë kohë efektet negative të lartpërmëndura janë rikthyer. Një vëzhgim pilot i bërë mbi 63 studentë tregoi se shumica e tyre patën përmirësime të ndjeshme të humorit, ankthit dhe gjumit menjëherë pas largimit nga rrjetet sociale.Përfundimi është mjaft i qartë, nëse nuk doni të përjetoni mungesë vetbesimi, ankth, depresion, vetmi dhe pagjumësi, është e rëndësishme të reduktoni ndjeshëm përdorimin e rrjeteve sociale.

Për shumë nga ne, rrjetet sociale janë një pjesë e pandashme e jetës, me të mirat dhe të këqiat që sjell. Zgjedhja e duhur është që t’i përdorni ato në të mirën tuaj dhe të mos shpenzoni shumë kohë për të mirën tuaj.Qëndroni të vetëdijshëm, merrni kohën tuaj dhe minimizoni përdorimin e rrjeteve sociale online me aktivitete reale në përditshmërinë tuaj. 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF