Shumëkush mund të ëndërrojë puthjen me një VIP, por disa prej tyre do t`i zhgënjenin. Këtë tregojnë të paktën eksperiencat (|e pakëndshme) të disa aktorëve në sheshxhirim. Liam Hemsworth është ankuar hapur për Jennifer Lawrence lidhur me puthjet që duhet t`i jepte gjatë xhirimeve. Në jetën reale janë miq, por kur vjen fjala tek puthja, Hemsworth kishte ankesa. “Ajo dukej sikur e bënte me qëllim që të hante hudhër ose peshk ton, diçka që ishte e neveritshme. As nuk i lau dhëmbët pasi hëngri”, u shpreh ai.
Ndërsa xhironte Water for Elephants, Robert Pattinson mori nje të ftohur dhe i kullonin hundët. “Reese kishte vënë këtë paruke dhe unë po i fshija hundët në paruken e saj”, thotë ai. Witherspoon nga ana e saj u shpreh se “ai kishte një hundë gjithë sekrecione. Nuk ishte tërheqëse, nuk ishte e këndshme.’
Brad Pitt dhe Kirsten Dunst duhej të putheshin tek “Intervistë me vampirin”, dhe ndonëse ishte vetëm një cast, aktorja u bezdis. “Të gjithë më thoshin lum si ti që puthe Brad Pitt, por për mua ishte e neveritshme, pasi isha 16 vjeç dhe ende s`e kisha dhënë puthjen e parë”, ka rrëfyer ajo.
Ashley Tisdale dhe Zac Efron janë miq shumë të mirë, ndaj puthja dukej si dicka tejet e sikletshme. “E kam si vëlla, aii u përpoq të më puthte me gjuhë dhe unë i thashë: ‘Largohu prej meje!’, ka treguar ajo.
Sa karizmatike dhe e bukur është Kate Hudson, aq e keqe ishte puthje me të sipas Dane Cook. “Bëra një film me të. Mendoj se hante qëllimisht si tufë me qepë apo hudhra përpara skenës sonë.”
Angelina Jolie është një nga gratë më të bukura në botë, por James McAvoy nuk i pëlqente të puthej me të në ekran.Ishte dita e saj e parë në xhirime dhe menjëherë duhej të bënin një skenë puthjeje. Ai tha, “Ishte e pakëndshme, e djersitur”.
Jennifer Lawrence thotë se puthja e Chris Pratt në Passengers ishte më e vështira që ajo kishte qenë ndonjëherë. Kur u kthye në shtëpi , pyeste veten: Bobo, c`bera? Ai ishte i martuar. Ishte hera ime e parë që puthja një burrë të martuar dhe ndjenja e fajit është ndjenja më e keqe në stomak. E dija që ishte puna ime, por nuk mund t’ia shpjegoja stomakut tim këtë.’



















