KreuBusull

Dhimbjet e barkut : Metodat natyrale për shërim të shpejtë!

Dhimbjet e barkut : Metodat natyrale për shërim të shpejtë!

Dhimbjet e barkut janë ndër komplikacionet shëndetësore më të shpeshta që prekin organizmin dhe trupin e njeriut. Mjafton një ftohje eapo virozë e lehtë dhe dhimbjet e barkut bëhen menjëherë prezente, e madje ndonjëherë bëhen edhe të padurueshme, sidomos gjatë natës kur bëhen shkak i pagjumësisë duke sjellë si pasojë edhe lodhje. Ndërrimi i mabjentit nga i ngrohtë në të ftohtë dhe anasjelltas, kondicionerët, djersitja e etj shpesh bëhen shkak i ftohjes, e për rrjedhojë dhimbjeve të barkut, thote AgroWeb, qe tregon disa kura natyrale shumë efektive dhe të nevojshme që ndihmojnë në lehtësimin dhe shërimin e dhimbjeve të barkut.

 Vetitë vepruese të sodës së bukës ndihmojnë në zbutjen e dhimbjeve të barkut, stomakut por edhe në rastet e djegiet e zemrës. Në rastet kur keni dhimbje barku të shkaktuara nga i ftohti mjafton të hidhni gjysmë luge çaji me sodë buke në një gotë të mbushur gjysmë me ujë. Përziejeni dhe pijeni. Uji me sodë nuk është i rekomandueshëm të përdoret në këtë rast për personat që vuajnë tensioni i lartë.

Vendosja e njëkomprese me ujë të ngrohtë në zonën e barkut do ndihmojë fillimisht në lehtësimin e më pas në largimin e dhimbjes. E njëjta kurë mund të përdoret edhe në rastet e dhimbjeve të stomakut.

 Mollët janë fantastike përsa i përket dhimbjes së barkut dhe stomakut. Mjafton të qëroni 1 apo 2 kokrra mollë, t’i zjeni për 10 minuta e më pas t’i kaloni në një mikser në formën e puresë. Sapo t’i konsumoni lehtësimi do të jetë i menjëhershëm.

Banania është ndër frutat më miqësore që ndihmon në largimin e dhimbjeve të barkut dhe të stomakut gjithashtu. Por AgroWeb.org ju kujton se banania nuk rekoamndohet që të konsumohet asnjëherë esëll herët në mëngjes me stomak bosh. Nga ana tjetër edhe kanella është shumë efektive në problemet me barkun dhe stomakut. Në raste të tilla mund të përgatisni një çaj kanele, ku mjafton të hidhni 2 lugë çaji kanellë pluhur në një filxhan çaji dhe uji dhe ta zjeni për 10 minuta.  Edhe xhenxhefili është ndër zgjidhjet më efikase kundër dhimbjeve të barkut dhe stomakut. Mjafton ta përgatisni atë në formë çaji duke zjerë dy feta xhenxhefilli në një filxhan çaji ujë për 10 minuta dhe më pas ta konsumoni atë.

Kamomili është fantastik në përdorimin e shumë kurave natyrale për qetësimin dhe lehtësimin e dhimbjeve. Ai është një kurë efektive shumë e mirë edhe për lehtësimin e dhimbjeve të barkut. Ziejeni për 10 minuta dhe pijeni, do të qetësojë menjëherë dhimbjet e barkut.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF