KreuBusull

Key West, përse duhet vizituar?

Nga Edlina Losha 
@dreamtravel.word

Key West, skaji më fundor i Floridas, është një vend i mrekullueshëm për t’u vizituar.  Pavarësisht nëse njeriu planifikon të qëndroje vetëm për një ditë, javë apo vit, ai është padyshim një vend i mrekullueshëm për t’u çlodhur dhe për t’u kënaqur. Është i famshëm edhe për plazhet, shkëmbinjtë koralorë dhe atmosferën e qetë, natyrën ekzotike, për njerëzit “mendjehapur“, dyqanet interesante, me suvenire unike, shitësit me stil të veçantë e bukuroshë, aq të kuruar e sofistikuar, sa nuk e beson që po të hedhin “grepat“, apo thjesht kjo është mënyrë sjelljeje…

Një ditë, teksa rrija ulur e lexoja për Amerikën në tërësi, më zuri syri një shkrim që thoshte: “10 arsyet se përse përfundimisht duhet të vizitohet Key West në Florida!” Mua as më kishte shkuar mendja më parë që mund të shkoja ndonjëherë deri në Key West, hapa menjëherë hartën dhe aty vura re pozicionin strategjik i cili më tërhoqi shumë. Rreth 260 km larg Miamit, nuk është ajo rruga e gjerë autostrade që mund të mendohet deri në Key West, përkundrazi. Për të shkuar me makinë  duhen rreth 4 orë.

Dhe e bukura është që ju mundet të fluturoni nga Miami në Key West vetëm për 45 minuta, por  komplet udhëtimi me makinë është i paharrueshëm. E gjithë rruga duket sikur zhytet në det, të duket vetja sikur shkon drejt pafundësisë, drejt vendit ku fle dielli dhe drejt tokës së zjarrit. Kjo rrugë lidh shumë ishuj koralorë dhe ka gjithsej 42 ura , një nga të cilat është rreth 10 km e gjatë e ndërtuar me harqe dhe hekur. Dhe kur mbërrin në Key West? Kupton që je në skajin më jugor të Usa, vend i cilësuar si parajsa tropikale, me plazhe, lokale dhe restorante të veçantë, rrugë dhe shëtitore, njerëz mendjehapur dhe të qeshur. Key West njihet si vendi që është më afër Kubës sesa Miamit, tamam tamam fakti që je 90 milje larg është shkruar edhe në gurin-simbol kilometrik, vendi tipik ku njerëzit mbajnë radhë për të bërë foton e kujtimit.

Sa ditë mund të shpenzosh në Key West? 3-4 ditë janë të mjaftueshme për ta parë, shëtitur gjithë vendin, dhe për t’u relaksuar. Koha më e bukur për të parë panoramat skenike që Key West ofron është Mars-Maj, dhe është mirë të shmangen muajt Gusht dhe Shtator, atëherë kur vendi preket nga tornadot dhe moti i keq, kurse muajt e verës kanë mot shumë të nxehtë, ndërsa muajt e vjeshtës janë plot me shi. Pavarësisht kësaj, interesant është fakti që nuk ka rënë kurrë borë në Key West. Shtëpia ku Hemingueji punoi e jetoi është kthyer në muze dhe mund të vizitohet nga turistët si një atraksion që vendi ofron!

Në fund të fundit vizita në Key West në Florida është thjeshtë  vizita klasike tipike amerikane, ku kënaqësia e shijimi i momentit është në rend të ditës. Kujtimet që mbeten janë thjesht të paharrueshme!

Fakte interesante: 

– Kisha menduar gjithmonë se emri “ Key West “, kishte të bënte me fjalën “Çelës “, pra një si punë çelësi që të lejon të hysh në Usa në portën më jugore të saj. Por ngecesha tek fjala “ West“ se nuk përkonte me pikën strategjike jugore që arkipelagu mban. Atëher

– Shumica e rërës në plazhet e Key West është e bardhë dhe aspak e natyrshme, sepse është sjellë nga Karaibet.  Nuk është çudi që është e bukur! Asgjë nuk vjen rastësisht, veçanërisht bukuria!

– Florida Keys (dhe Florida në përgjithësi) janë të famshme edhe sepse kanë foletë më të shumta të breshkave të detit në USA. Për t’u futur në akuariume kushton vetëm 15 cent.

Botuar në BORDO, Dhjetor- Janar 2023

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF