KreuBusull

FOPE zgjedh si imazh Enada At’Nikollën, nis sot eventi unik në Estel Jewelry

Sot starton në Estel Jewelry eventi dedikuar brandit Italian FOPE, si imazh i të cilit është përzgjedhur stilistja e njohur Enada At’Nikolla. Një koleksion ekskluziv që prezatohet nga At’Nikolla një imazh i njohur nga të gjithë për elegancën dhe klasin, të cilat janë gjithashtu kryefjalë e saj ccfarë FOPE përcjell.


Eventi do të mbahet gjatë gjithë fundjavës në  “Estel Jewelry”  nga sot deri në 18 Dhjetor. Ditë që do t’i dedikohen brandit më të dashur, elegant dhe modern që në thelb ka inovacionin për të ofruar gjithmonë të bukurën dhe uniken.


FOPE e themeluar në vitin 1929, është një markë Italiane e përkushtuar të ofrojë cilësinë më të lartë dhe zgjedhje të pagabueshme për të gjitha koleksionet e saj. Është një kompani ndërkombëtare, një traditë që ka evoluar për t’u bërë një nga markat më të kërkuara të bizhuterive në botë.

Një markë që padyshim do të ishte zgjedhje e “Estel Jewelry” një nga argjendarive elitë të kryeqytetit që ka ekskuzivitetin e markave të ndyshme të bizhuterive luksoze, gurëve të çmuar, orave dhe aksesorëve në Shqipëri.

“Estel Jewelry” ju mirëpret pranë dyqanit në qendrën tregtare Toptani, kati 0 për prezantimin e një koleksioni që padyshim do ju bëjë të dashuroheni dhe të gjeni dhuratat ideale për festat e fundvitit.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF