KreuBusull

Bëhu shefi i tryezës tënde në këto festa dhe jepi shtëpisë aromë familjeje!

Magjia e festave të fundvitit ndihet kudo, por askund si në shtëpi. E tërë familja bëhet bashkë dhe të qeshurat përshkojnë çdo dhomë, duke kompensuar kështu mungesat në një përditshmëri të mbingarkuar dhe shpeshherë stresuese. Këto të qeshura, për hir të së vërtetës, janë të forta dhe të pandalshme, mbi të gjitha kur bëhen bashkë në tryeza të përsosura.  

Dhe të tilla i duam tryezat e Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri, të përsosura, por jo gjithmonë ia dalim mbanë. Pak rëndësi ka përkushtimi ynë në krijimin e recetave të reja. Duket se, standardet e shefave më në zë të kuzhinës arrihen nga një element shumë i njohur si Miele, shumë pranë pasionit për gatimin apo dijeve në fushën e gastronomisë 

Gatimi i gjelit të detit, është padyshim një sfidë e madhe. Por me furrën Miele, i gjithë procesi ofron një kënaqësi të papërshkrueshme. Falë kapacitetit të saj të bollshëm prej 76 litrash dhe 5 mundësive të ofruara në gradimin e temperaturës, H6267BP Moisture Plus shndërrohet pa kuptuar në një ndihmës ideal. Kështu, gjeli i detit përfton pjekje dhe shije të pakrahasueshme, duke zënë pa mëdyshje fronin e gatimeve speciale. Ju, nga ana tjetër, skiconi momentet më të bukura të familjes suaj.  

Tryezat festive e kanë marrë këtë emër, pikërisht për shkak të menusë së larmishme. Çka do të thotë se, janë të shumta ato pjata që kërkojnë vëmendje e kohë të dedikuar. Mjafton të përmendim kombinimet e ndryshme të perimeve, po qoftë edhe ëmbëlsirat. Pa to nuk ka festë dhe për këtë biem dakord, apo jo?  Furra Miele, rrëzon poshtë çdo pretendim se gatimi me avull nuk ka shije. Më e rëndësishmja, me të në kuzhinë, ju nxisni dëshirën për ushqime të shëndetshme, si te të vegjëlit, ashtu edhe te të rriturit. Dhe kjo nuk është pak, në një kohë kur gjithkush është i prirur drejt pjatave të preferuara, jo domosdoshmërisht me vlera ushqyese. 

Mos ndoshta po pyesni veten se çfarë dhurate fshihet për ju, në këtë vigjilje festash? Ajo më e dëshiruara, që të mundëson të jesh krijuese e pasionante, pa menduar për pasojat. Babagjyshi yt është po Miele, por ti nuk kishe dyshime për këtë.  

Furra Miele përfshin ciklin e vetëpastrimit; ngroh furrën deri në 480°C dhe në këtë temperaturë çdo gjurmë gatimi fshihet me një leckë të lagur. Nuk shfaqet aspak nevoja për ndonjë produkt pastrimi të specializuar, por as për fuqi të pashtershme fizike.  

Shtëpia jote duhet të mbajë erë familjeje – se familja ka parfumin e saj – herë të fortë dhe herë të lehtë, por gjithmonë të pranishëm, që bëhet njësh më lëkurën. Mbi të gjitha në periudhë festash,  ku pompohet çdo kujtim jetëgjatë.   

Ti e meriton t’i rikthehesh të qeshurave me miell në hundë, ndjenjës triumfuese të krijimit të një kryevepre, kekut me portokall, por qoftë edhe gjelit të detit, që deri dje të frustronte e të bënte të vendosje në pikëpyetje aftësitë e tua në kuzhinë.  

Me Miele Albania, ndjesitë e vetëpërmbushjes, kënaqësisë dhe lumturisë shtrihen në çdo ditë. Edhe në ato pa drita dhe bredh… 

Vjen tepër thjeshtë në shtëpinë tuaj, brenda kornizave të së zakonshmes, në të qenurit e jashtëzakonshme: Miele. Mjafton t’i drejtoheni showroom-eve: Tiranë – Vasil Shanto, Tiranë – Ish-Frigoriferi, Prestige Home, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Elbasan, Prrenjas, Berat, Fushë-Krujë. Bëhu shefi i tryezës tënde në këto festa dhe jepi shtëpisë aromë familjeje! Me Miele, cilësia e së cilës i përgjigjet çdo dëshire. 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF