Na ndajnë vetëm pesë dita nga nisja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania ndërsa duket se kësaj here emrat që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në bashkëjetesën mes VIP-sh po bëhen publikë në media ende pa nisur spektakli.
Një emër që nuk ishte lakuar më parë në mediat online është ai i moderatores simpatike Zhaklina Gjolla. Burime për bordo konfimrojmë se Zhaklina ka pranuar ftesën e produksionit për të qenë pjesë e këtij edicioni të Big Brother.
Mesa duket kjo shpjegon edhe arsyen që moderatorja ka qenë larg ekranit këtë sezon. Programi i fundit moderuar nga biondja simpatike ishte ‘Kohë Moderne” në ekranin e Televizionit Shqiptar. Një portret i ëmbël, elokuente, e kujdesshme në mënyrën se si moderon dhe tejet diskrete me jetën private, Zhaku duket një emër mjaft intersant për të plotësuar ‘puzzel-in’ e Big Brother këtë edicion.
Kujtojmë që emra të tjerë që janë përfolur se do të jenë pjesë e kastit të Big Brother janë; Amos Zaharia, Eva Alikaj, Milahim Zeka, Kejvina Kthella, Lei Kraja, Olta Gixhari, Gent Hazizi etj. Big Brother VIP 2 nis këtë të shtunë më 24 dhjetor.



















