KreuBusull

United Nude, stil & arkitekturë!

Teksa kalon buzë qendrës tregtare Coin, këto ditë fundviti, përtej vitrinës Enada At’Nikolla, ku prezantohet një kapsulë e koleksionit të dimrit syri të rrëmben kambalet tejet interesante, që kombinohen kaq bukur me look-un dimëror. Janë risia e fundit në këtë qendër dhe në Tiranë UNITED NUDE, këpucët më fashion, që mund të kemi parë, të cilat do t’i ndryshonin jo vetëm pamjen, por edhe gjendjen shpirtërore dhe statusin kujtdo që do t’i vishte! Aq më tepër për festat dhe eventet, ku gjithmonë kërkohet të jemi të veçantë!


Marka e njohur hollandeze e këpucëve United Nude, tërheq vëmendjen sapo shkon brenda qendrës në sektorin e këpucëve! Është në fakt vetë qëllimi i këtij brand-i të të tërheq syrin, e mandej nuk shpëton pa i provuar e zgjedhur atë që do t’i shkonte natyrës suaj! Kjo markë është një magnet për syrin e klientit dhe një nga më advangardat në botën e modës, ku mjeshtëria e kualitetit ndërthuret me disajnin!


Filozofia e brand-it është konceptim, risi dhe dizajn i qartë, duke kombinuar modën dhe arkitekturën. I dashuruar pas këpucëve, Rem D Koolhaas, nipi i arkitektit me të njëjtin emër Rem Koolhaas, hyri në historinë e prodhimit të këpucëve duke krijuar kompaninë United Nude duke krijuar disa nga modelet më ikonikë të botës së sotme të modës.
Kompania u themeluar në vitin 2003, në bashkëpunim me Galahad Clark, i cili vinte pas një eksperience familjare prej shtatë gjenerash në këpucari, duke ofruar kështu përmes stilit dhe dizajnit mundësi të pafundme në konceptim, ngjyra dhe materiale.

Që në momentin e parë, duke filluar me këpucën e inagurimit ‘Möbius’, marka United Nude është orientuar drejt edicioneve të limituara duke bashkëpunuar me stilistë të profilit të lartë nga Iris Van Herpen, Issey Miyake apo arkitekten Zaha Hadid.
Brenda pak kohësh United Nude krijoi një profil me fokus takat e larta dhe me shumë stil, duke thyer të gjitha rregullat tradicionale të krijimit të këpucëve. Për kontributin e saj kompania u shpall fituese e çmimit për dizajnin e Wallpaper 2016 për Lo Res Car, duke e bërë United Nude të pozicionohet si një lider botëror në dizajn. Marka, me bazë në Los Angeles, shitet në mbi 50 vende në mbarë botën, me dyqane konceptesh në Amsterdam, Dubai, Vjenë, Tel Aviv, Tokio, e së fundmi në Tiranë.

Edicionet e limituara
Me shumë sukses United Nude ka eksploruar bashkëpunimet me stilistë të njohur, duke krijuar edicionet e limituara të cilat kombinojnë filozofinë e brand-it dhe risitë apo traditën e krijuesve të tjerë. Disa nga bashkëpunimet më të famshme Issey Miyake, Zaha Hadid, Janelle Miller, e padyshim një prej më të famshmeve është bashkëpunimi që United Nude pati me këngëtaren Lady Gaga duke krijuar një palë gjysmë çizme me super takë dhe detaje metalike.

 

Botuar në BORDO, Dhjetor-Janar 2022

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF