KreuBusull

Lajmet që nuk duhet t’i kishit humbur nga java që lamë pas!

Java që lamë pas na kishte rezervuat lajme që nuk i prisnim nga VIP-at shqiptarë dhe të huaj. Disa nga këto tërhoqën vëmendjen e të gjithëve dhe u kthyen në kryefjalën e diskutimeve në rrjet. Nëse për një arsye ju i keni humbur, po u rikujtojmë se cilat ishin lajmet më pikante të javës…

E hëna nisi me një lajm pozitiv që patjetër kishre shumë kuriozitet dhe të gjithë i dhanë hapsirën e tyre.

Shkurte Gashi, nënë për herë të dytë!

Në programin “Zemër Luana” në televizionin Klan këtë të diel një nga të ftuarit ka qenë menaxheri i Bardhit,  Jetmir Agaj, i cili gjatë sfidave të lojës teksa ka dalë një foto e Shkurte Gashit, ka zbuluar se këngëtarja është sërish shtatzënë. Shkurte Gashi dhe bashkëshorti i saj Albert Limani mesa duket janë gati për të zgjeruar familjen, dhe pas djalit do të bekohen me një tjetër fëmijë.

Kur bëhet fjalë për ndërhyrjet kurirgjikale të VIP-ave të gjithë duam t’i dimë, e sidomos për një bukuri si Victoria Beckham.

Victoria Beckham zbulon nëse ka bërë ndërhyrje në hundë!

Victoria Beckham ka bërë të qartë se nuk e ka bërë operacion hundën, duke theksuar se hunda e saj është e gjitha natyrale. Këngëtarja e njohur ka qenë në qendër të vëmendjes pasi u bë e famshme si anëtare e grupit të njohur Spice Girls.

“Kurrë nuk e kam bërë ndërhyrjen e hundës. Gjithmonë kam pasur një hundë të tillë. Është thjesht truku i grimit. Nuk mendoj se kujdesi për lëkurën ka të bëjë me përpjekjen për t’u dukur më i ri. Ka të bëjë me të dukurin versioni më i mirë i vetes dhe të përqafoni atë që jeni për të dukur magjepsëse dhe të mrekullueshme”

Për Kupën e Botës nuk kishte si të mos flitej në rrjet, sonte luhet finalja e madhe Francë -Argjentinë por gjatë javës që lam pas vëmendjen e mori kjo tifoze seksi.

Radhë të gjata për të bërë foto me tifozen më seksi të “Kupës së Botës”!

Ivana Knöll, modelja kroate që ka sfiduar censurën me veshjet e saj gjatë Kupës së Botës 2022, është bërë një personazh i famshëm në Doha dhe tani ka mijëra fansa të dëshpëruar për ta parë atë falë fotove të saj të guximshme në Instagram.

Përkeqësohet gjendja e Bruce Willis, familja lutet për “një mrekulli” Krishtlindjesh!


Që kur u diagnostikua me afazi, shëndeti i Bruce Willis është përkeqësuar gradualisht dhe tani ai është në një situatë ku familja e tij po lutet për “një mrekulli Krishtlindjesh”.

Pas Celine Dion, dhe Julia Roberts diagnostikohet me një sëmundje të rrallë!


Pak ditë pas pohimit tronditës të Celine Dion se vuan nga sindroma e personit të ngurtë, një sëmundje e rrallë që e ka detyruar të anulojë turneun e saj, edhe Julia Roberts pohon se ka probleme të cilat përbëjnë një sfidë të vërtetë për mjekët.

Einxhel dhe Dagz bëhen prindër për herë të parë!


Moderatoja e njohur Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë bërë prindër për herë të parë. Lajmi është bërë i ditur nga “Iconstyle.al” i cili ka mësuar se moderatorja ka sjellë në jetë djalin e saj mbrëmjen e kësaj të diele në një prej materniteteve shtetërore në Tiranë.

Në 2 javë Ermal Mamaqi bie 10 kg! Arsyeja?


Ky vit ka qenë patjetër një nga vitet më të suksesshme për aktorin e njohur Ermal Mamaqi. Pas sukseseve të tij si mësues motivimi dhe publikimit të librit të parë “Në garë me veten” i cili u prit mjaft mirë nga publiku, së fundmi ai ka arritur të triumfojë edhe në “luftën me kilogramet e tepërta”.

DJ i famshëm i “The Ellen Show” vetëvritet në moshën 40-vjeçare!

DJ i famshëm i “Ellen DeGeneres Show” Stephen “tWitch” Boss ka vdekur pasi është vetëvrarë në moshën 40-vjeçare. Duke konfirmuar lajmin për revistën People, gruaja e yllit televiziv, Allison Holker Boss, tha se ai ishte “shtylla kurrizore e familjes sonë, burri dhe babai më i mirë dhe një frymëzim për fansat e tij”.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF