Edicioni i dytë i Big Brother VIP nisi në 24 dhjetor, dhe vetëm tre ditë më vonë kanë nisur përplasjet. Kiara Tito e akuzoi Luiz Ejllin për ngacmim, dhe këngëtari u nervozua. Gjatë një bisede me banorët e tjerë të shtëpisë, Amarildo dhe Gent Hazizi, Luizi u shfaq i bezdisur, e tha se nuk dëshiron as që ta shohë më moderatoren me sy.
Luizi: E kam ndarë mendjen ia thashë edhe Gentit. As sytë s’do ia hedh më për të madhin Zot. Bile edhe kur të jetë ajo e pranishme, unë…
Genti: Po ti provoje sot, provoje mos i japësh vëmendje
Armaldo: A po thua për Kiarën?
Luizi: Po
Armaldo: Doja të thosha diçka dje që kishte të bënte me këtë, nga eksperienca, por nuk e them dot me zë.
Luizi: Unë s’jam i tillë. Unë i thashë ti vec më thuaj nga goja ime a të kam thënë që më pëlqen? Nga goja ime e ke ndi që më pëlqen e që dua të kem diçka me ty? Jo tha por e di se ça mendoje.
Prit i thashë ti këtej më thua dy ditë kemi që njihemi këtej më thua më lexon mendimet.
O Gent a je i mendimit që ia kanë ba ndoshta, jo se i është rritur mendja, por mund t’i ketë hypur pak vetja në qejf asaj.
Genti: Kujt
Luizi: Dihet ma, dihet ma. Jo se është mendjemadhe, po….
Këngëtari sakaq bëri dhe një tjetër deklaratë pas kësaj, duke thënë se i gjithë pëlqimi i tij ndaj Kiarës ishte thjesht një skenar.
Luizi: Pse mos ta bëj një skenar paralel
Ronaldo: Kush ishte skenari yt, të krijoje një lidhje
Luizi: Po pra po
Kiara: Tani doli bllof edhe thotë krijova skenar
Mes banorëve në shtëpi është folur shumë për një flirt mes Luizit dhe Kiarës, por që të dy nuk e pranojnë sidomos Kiara. Kjo është diskutuar edhe mes Teas dhe Luizit vetëm pak më parë, ku Tea është e mendimit se Kiara e pëlqen Luizin, por nuk do që të krijojë asnjë afrimitet ose të lidhet në publik.



















