Moderatorja Kiara Tito është kthyer në një nga banorët më të përfolur të “Big Brother VIP”, kjo për shkak të raportit të saj me Luizin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe gjithashtu për shkak të rrëfimit që këngëtari bëri me të, për sëmundjen e rrallë nga e cila tha se vuan.
Së fundmi gazetarja Dasara Karaiska në një video në rrjetin e saj social Instagram shprehet se Kiara është e lidhur dhe se i dashuri i saj po e pret jashtë. Më tej ajo deklaron se Kiara nuk është fare brenda lojës, pasi e ka mendjen tek i dashuri i saj jashtë shtëpisë.
“Dëshira është shumë e madhe për të parë dashuri, por ne njerëzit, ne populli, turma, nuk kënaqemi kurrë. Kur Donaldi tha që më mungon Bora, e gjykuam. Pasi i mungoi Bora, i pëlqeu Trixa, por ishte më i sinqertë ai sesa Kiara që e ka përjashta atë tipin edhe i mban të gjitha përbrenda, edhe nuk është fare për mendimin tim brenda lojës, është jashtë.
Ndërkohë që Luizi i duhet se një gjë do ta bëjë aty brenda ajo. Ndërkohë që e ka mendjen përjashta, si po e pret ai tipi përjashta”, u shpreh Dasara Karaiskaj.
Na mbetet të presim se çdo të ndodhi në vijim në shtëpinë e “Big Brother VIP”, si do të vazhdojë rrugëtimi i Kiarës e cila së fundmi ka preferuar ta largojë Luzin për shkak të zhgënjimit që pësoi pasi sipas produksionit rrëfimi i tij ishte një gënjeshtër, ndërkohë që ndjekësit në rrjetet sociale mendojnë të kundërtën..



















