Granit Xhaka shpallet futbollisti i vitit në Zvicër!

Granit Xhaka është shpallur nga “Federata e Futbollit” të Zvicrës si “Lojtari më i mirë” për vitin 2022. Mesfushori nga Kosova u nderua në “Natën e Futbollit të Zvicrës”, një ngjarje e organizuar nga Federata Zvicerane e Futbollit dhe Liga Zviceriane e Futbollit në Casino Bern.

“Falënderoj edhe ata që nuk besuan tek unë, sepse më kanë shtyrë gjithmonë. Tre vjet më parë isha në Arsenal dhe tani jam këtu si lider. Çmimi do të thotë shumë për mua”, u shpreh Xhaka pas fitimit të çmimit.

Xhaka vitin e kaluar ka kapur shifrën e 100 paraqitjeve me kombëtaren zvicerane, duke u bërë kështu një nga lojtarët e paktë që ka këtë shifër. Ai po ashtu ka pasur një vit fantastik me Arsenalin në edicionin e ri, ku është lider i Premierligës.

Granit Xhaka në garën për këtë çmim mposhti Yann Sommerin dhe Manuel Akanjin.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article