4.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Mars, 2023
spot_imgspot_img

Albani “kërcënon” Robertin live? Ç`ndodhi me Bietën në studio!

Diskutimi i djeshëm në “Ftesë në 5” rreth ndjenjave të Kristit për Oltën ngjalli debate të mëdha në studio. Ideja ku u fokusua biseda ishin ndjenjat që mund të ushqehen ndaj një gruaje e cila është tashmë në një lidhje, dhe Robert Aliaj përcolli një qëndrim të clirët, duke thënë se nuk e sheh si problem një pëlqim romantik, qoftë edhe në një rast të tillë.

Madje, si për ta forcuar argumentin e tij, artisti iu kthye dhe Bietës duke pohuar publikisht se gëzonte ndjenja mjaft të mira për të. Moderatorja ia ktheu shpejt përgjigjen duke thënë se : “Ti mund të kesh ndjenja shumë të mira, por unë gëzoj vlerësim për ty”.

Diskutimi vazhdoi dhe në fund të emisionit, duke qeshur moderatorja i përcolli Robertit të falat e partnerit të saj, Albanian Dudushit, të cilit ai ia ktheu përshëndetjen.

Edhe pse gjithcka u mbyll me të qeshura e tone humori, u duk sikur mesazhi i Albanit ishte i qartë: “Mik, mos e kalo cakun”. Megjithatë, e gjitha mbeti në kuadrin e shakasë.

 

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit