Që prej rilidhjes shumë vite pas ndarjes, dhe dasmës madhështore, dashuria e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez është përshkruar si një fund i lumtur nga rrëfimet e shtypit rozë.
Por duket se problemet ne cift nuk mungojnë, dhe arsyeja, është vesi i vjetër i aktorit që i dëmtoi edhe martesën e mëparshme te tij me Jennifer Garner: Alkooli.
Një video Ben dhe JLo shihen mjaft të tensionuar është bërë virale dhe njerëzit po mundohen ta dëshifrojnë se për çfarë po flasin.Pamjet tregojnë një Affleck dukshëm të mërzitur duke folur me Lopez ndërsa ajo pi një gllënjkë nga pija e saj dhe bën kontakt të zgjatur me sy me të.“Nuk kam pirë asgjë, në rregull?”, është fjalia që supozohet se thuhet nga Ben në video.
Affleck nuk I ka fshehur në të kaluarën problemet e tij dhe trajtimin për varësinë ndaj alkoolit. Aktori u trajtua për herë të parë në vitin 2001. Sipas Newsweek, periudha e tij e fundit në rehabilitim ishte në gusht 2018, pas një ndërhyrjeje të organizuar nga Garner.