11.5 C
Tirana
E hënë, 20 Mars, 2023
spot_img

Kristi pëlqen Oltën? “Plas” mes Robertit dhe gazetarit: “Imoral”!

Big Brother, banorët e shtëpisë, marrëdhëniet mes tyre por edhe reflektimi që programi ka në shoqëri, janë bërë shpesh këto kohët  e fundit temë diskutimesh në studio të ndryshme televizive.

Tek “Ftesë në 5” u diskutua situata mes Kristit dhe Oltës, e cila ka një partner jashtë e është dhe nënë e një fëmije. Pyetja që u shtrua ishte nëse Kristi ka një pëlqim për të.

I ati i tij, Robert Aliaj u bë pjesë e diskutimit, duke thënë se i biri s’di të shprehet mirë shqip, por edhe nëse do ta kishte në kontekstin e një pëlqimi romantik, nuk e shihte aspak problem. Një qëndrim totalisht të kundërt kishte gazetari Flavio Qarri, sipas të cilit “gratë e martuara duhen trajtuar me respekt dhe nuk thuhet çdo gjë që mendohet”.

Nga rasti konkret, biseda u përgjithësua, megjithatë, përplasja mes Robertit dhe Flavios, nuk u shmang dot. Artisti i cilësoi “imorale” dhe “talebane” qëndrimet e gazetarit, ndërsa ky i fundit tha se preferon ta quajë veten “katunar”, por me qëndrime reale për vendin ku jetojmë.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit