4.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Mars, 2023
spot_imgspot_img

Ndodhi! Luizi dhe Kiara shkëmbejnë puthjen e parë – videoja bëhet virale!

Banorët e Big Brother VIP Albania patën sot detyrën të improvizonin një dasmë tradicionale, e të zgjidhnin dhe nusen e dhëndrin. Nuk ishte e vështirë për ta të përcaktonin ciftin e mundshëm më të preferuar të programit.

Në këtë mënyrë, me fustanin e bardhë të nuses përfundoi e veshur Kiara Tito, ndërsa përballë saj Luiz Ejlli dukej mjaft elegant me kostumin blu, ndërsa Kristi u ve në vendin e “priftit” që bekoi ciftin e ri. Edhe pse një lojë, ky moment solli atë që fansat e prisnin prej ditësh: Kiara dhe Luizi shkëmbyen puthjen e tyre të parë. Puthja u publikua gjithandej dhe tashmë videoja e tyre është bërë virale në rrjetet sociale.

Kjo mbase konfirmon edhe lidhjen e tyre, meqë ata kanë shprehur hapur pëlqimin që kanë.

Atmosferë të mrekullueshme në këtë ‘dasmë’ ka dhuruar edhe këngëtari Altin Shira, duke interpretuar disa nga hitet më të njohura.

 

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit